“Shporrini partitë”/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD, kërkojnë të largohen me thirrjet ‘opozitë e shitur’
Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të.
Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët janë grumbulluar në shesh për ta vazhduar tubimin e tyre duke marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur para Kryeministrisë.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Kristi Gongo, thirrja e protestuesve për ditën e tyre të 9 në shesh është “Shqipëria e re”.
Një nga pankarta udhëheqëse të marshimit nga një grup studentësh është: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, ndërsa qytetarët po shpërndajnë edhe pankarta ku shkruhet: “Jep dorëheqjen.”
Ndërkohë tensione janë shënuar në nisje të protestës së zhvilluar para Kryeministrisë mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët u kanë kërkuar përfaqësuesve të FRPD-së të largohen nga protesta, duke theksuar se nuk duan asnjë përfaqësim politik në tubim.

Organizatorët e protestës para Kryeministrisë kanë deklaruar se nuk do të ketë më fjalime të rastësishme në podiumin e ngritur, por do të flasin vetëm pesë personalitete që do të përzgjidhen nga grupi nismëtar. Sipas tyre, këta përfaqësues do të vijnë nga fusha të ndryshme, si shkenca, arsimi dhe sektorë të tjerë të shoqërisë.
Ka nisur në orë 18:00 marshimi i protestuesve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, në ditën e nëntë të tubimit. E ndërsa PD ka ndryshuar qëndrim në lidhje me investimin në Zvërnec, ku më parë u shprehën pro e tani kanë dalë në krah të protestuesve, këta të fundit nuk lëkunden. Protestuesit kanë vijuar me thirrjet: Edhe Sala ka mbaru, ka mbaru.
Tensione janë shënuar në nisje të protestës së zhvilluar para Kryeministrisë mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët u kanë kërkuar përfaqësuesve të FRPD-së të largohen nga protesta, duke theksuar se nuk duan asnjë përfaqësim politik në tubim. Një prej qytetarëve, përmes megafonit, është dëgjuar duke akuzuar deputetin Redi Muçi të Lëvizjes Bashkë se po prish protestën.
Top Channel