Robin van Persie nuk është më trajner i Feyenoord-it. Klubi holandez ka marrë vendimin zyrtar për të shkarkuar ish-sulmuesin legjendar nga drejtimi i skuadrës, si pasojë e drejtpërdrejtë e rezultateve negative dhe dështimit në rrugëtimin e tyre në UEFA Champions League.

Bordi drejtues i klubit nga Roterdami ka humbur durimin pas performancave zhgënjyese në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Pavarësisht statusit të tij si një ikonë e futbollit holandez, mungesa e stabilitetit në lojë dhe mosarritja e objektivave jetikë, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë financiar që garanton ecuria në Champions, kanë çuar në ndërprerjen e parakohshme të bashkëpunimit.

Feyenoord pritet të zyrtarizojë shumë shpejt emrin e pasardhësit të tij në pankinë për të nisur rindërtimin e skuadrës, ndërsa Van Persie mbyll kështu një kapitull të vështirë dhe me mjaft presion në karrierën e tij të re si trajner në nivele elitare.

Top Channel