Kosova nuk e toleroi aspak Andorrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës teksa e mundi me rezultatin e pastër 3-0.

Sfida nisi me mbajtjen e një minutë heshtjeje në nder të futbollistit 22 vjeçar Fatjon Bunjaku që humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident rrugor me lojtarët e Kosovës që nuk i fshehën emocionet e tyre. 

Pas këtij momenti arbitri Juxhin Xhaja fërshëlleu për  startin e ndeshjes ndeshja me Kosovën që ishte superiore në fushën e lojës  duke e kontrolluar atë. Megjithatë rezultati u zhbllokua në minutën e 41 me Fisnik Asllanin që ekzekutoi saktë një goditje dënimi duke e dërguar topin në rrjetë me futbollistin që ia dedikoi këtë gol pikërisht Fatjon Bunjakut. Me rezultatin 1-0 në favor të Dardanëve, skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Edhe pjesa e dytë nisi me Kosovën në sulm me skuadrën e Franco Fodës që kërkonte golin e dytë në këtë përballje dhe në minutën e 51 arbitri shqiptar Juxhin Xhaja akordoi një 11 metërsh në favor të Kosovës. Albion Rrahmani shkoi te pika e bardhë  duke u treguar i saktë për të çuar rezultatin në 2-0 për Dardanët. Në minutën e 64 Andorra rrezikoi në zonën e Kosovës, por Bekaj që deri në atë moment nuk kishte pasur shumë punë ishte i vëmendshëm dhe mbrojti portën e tij.

Top Channel