Ngjarje e rëndë pranë bazës së Anglisë në SHBA, policia jep bilancin e të plagosurve!
Kombëtarja e Italisë U-17 ka fituar titullin kampion të Europës për të dytën herë radhazi, pasi mposhti Belgjikën në finale pas goditjeve të penalltive.
Finalja e zhvilluar në Talin ishte e mbushur me emocione. Belgët dominuan pjesën më të madhe të takimit dhe kaluan në avantazh në minutën e 85-të me golin e Ojea Cobiella, duke u dukur shumë pranë trofeut.
Megjithatë, Italia reagoi në momentet e fundit. Në minutën e 91-të, Marcello Fugazzola shndërroi në gol një penallti të fituar nga të kaltrit, duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke e dërguar sfidën te goditjet e penalltive.
Në serinë vendimtare, portieri italian Lupo u shndërrua në heroin e ekipit duke pritur penalltinë e Ojea Cobiellas. Më pas, edhe belgët gabuan një tjetër goditje, teksa Moorthamer goditi traversën.
Penalltinë vendimtare për Italinë e realizoi Perillo, i cili vulosi suksesin e skuadrës së drejtuar nga Daniele Franceschini dhe i dhuroi Italisë titullin e dytë radhazi kampion të Europës për grupmoshën U-17.
Top Channel