Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblimet për edicionin më të pasur të të gjitha kohërave
‘Kam nevojë për një sfidë të re’-Rafael Leao këmbëngul dhe konfirmon dëshirën e tij për t’u larguar nga Milani këtë verë që do të karakterizohet nga revolucioni i radhës i klubit kuqezi.
‘Kam fituar 2 trofe në Itali, për futbollin tim Premier League apo La Liga do të rrisnin më shumë vlerën e talentit tim-ishin fjalët e portugezit për Sport TV-nëse do të më jepej mundësia nga Premier League do të isha shumë i kënaqur’
Leao i ka idetë e qarta për të ardhmen ashtu sikurse edhe për sezonin që sapo mbylli nën urdhrat e Allegrit.
‘Ishte një sezon i vështirë-vijoi portugezi-kam luajtur i dëmtuar në pubalgji për 4-5 muaj, sistemi taktik nuk më ndihmonte. E ndjeja se mund të bëja diferencën, por mënyra sesi luante skuadra nuk ma lejonte. Pas pak kohësh e gjithë kjo bëhet rraskapitëse’
Më pas Leao konfirmoi edhe njëherë një prapaskenë të merkatos, atë të verës së vitit 2019.
‘Përpara Milanit, më kërkoi Interi, por më pas më telefonoi Maldini dhe nuk mund të thoja jo-pohoi Rafael Leao që përmendi edhe raportin me Zlatan Ibrahimovic që është gjithnjë e më shumë në shënjestrën e tifozëve të Milanit.
‘E konsideroj si një njeri të mirë, por nëse je i dobët psikologjikisht, përfundon që të ndikohesh-tha Leao-Nuk është tipi që të bie shpatullave, as në stërvitje. Sigurisht që për mua ka qenë shumë i rëndësishëm duke qenë se më ka ndihmuar brenda dhe jashtë fushe. Më ndihmonte të rrija zgjuar gjatë gjithë ndeshjes’.
Top Channel