Real Madrid, kandidati për president, Riquelme këmbëngul: Marrëveshja në kantier që nga 2021
Vendi i pestë dhe si pasojë dështimi në kualifikimin për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm pati një efekt të vërtetë domino te Milani që pritet të përjetojë një verë shumë të nxehtë me një revolucion në horizont.
Pas lamtumirës së bërë publikisht nga Rafael Leao, një tjetër lider i skuadrës kuqezi duket se do të vërë në diskutim qëndrimin e tij te Milani; Mike Maignan. Portieri francez po mendon seriozisht për të ardhmen e tij, sa agjentët e tij kanë nisur punën për të studiuar merkaton dhe për të kuptuar se cilët klube kanë fuqinë ekonomike për të hyrë në tratativat për të.
Situata rreth Maignan është paradoksale nëse mendon se në 31 janar, Milani njoftoi me të madhe rinovimin e kontrarës deri në 2031 të portierit me një pagë prej 5 milionë euro neto plus 2 milionë euro bonus. Një marrëveshje që dukej se e kishte blinduar futbollistin dhe për të cilin ndikuan figura si Massimiliano Allegri dhe Igli Tare, me të cilët Maignan ishte shumë i lidhur si në aspektin profesional ashtu edhe atë njerëzor, pa harruar këtu edhe sintoninë që kishte me përgatitësin e portierëve, Claudio Filippi. Por tani, të tre këto personalitete u larguan nga Milani dhe pa vitrinën Champions League, Maignan nuk sheh një projekt të qartë dhe thuhet se ai është shumë i shqetësuar për pasigurinë që ka pushtuar klubin.
Ai që i ka hedhur benzinë zjarrit ka menduar vetë portieri transalpin që në një postim në rrjetet sociale, pasi falënderoi të gjithë tifozët e mbylli me një frazë që u interpreta si një lloj lamtumire: ‘Herët a vonë, Milan do të rilindë’.
Kjo situatë po monitorohet nga Chelsea, një hipotezë që shpejt mund të transferohet në një realitet të merkatos. Nëse nga njëra anë Milani mund të shohë me sy të mirë largimin e një futbollisti me një pagë me peshë për të arkëtuar të ardhura, në anën tjetër, klubet e mëdha evropiane si Chelsea mund t’i trokasin në derë. Për më tëper Blutë ishin shumë pranë blerjes së kartonit të tij verën e kaluar përpara se të ndërhynte Allegri dhe të mbante portierin te Milani. Më i distancuar është Bayerni i Mynihut që sapo ka rinovuar me Manuel Neuer
Top Channel