Juventus, takim në Norvegji për Sorloth, Nico Gonzales mund të jetë çelësi i transferimit
Cristian Chivu në mënurë indirekte bën të ditur rinovimin e kontratës me Interit përmes një batute që përshkruan sesi trajnerët e kanë gjithnjë në dyshim pozicionin e tyre.
‘E kuptova pse futbollistëve iu bëjnë kontrata 5 vjeçare dhe ne vetëm 2 vjeçare-tha Chivu në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport-trajneri është ai që paguan i pari për gjithçka, e mendova për ndonjë moment se mund të shkarkohesha pas humbjeve me Udinesen dhe Juventusin, por klubi më ka mbështetur gjithnjë. A do të qëndroj te Interi më shumë se Marotta, siç kishte thënë presidenti? Nëse nuk humb 3 ndeshje radhazi, ndoshta…’
Trajneri rumun u kthye te i vetmi peng i Interit në sezonin që sapo u mbyll, Liga e Kampioneve.
‘Ndaj Bodo/Glimt mund dhe duhej të kishim bërë më mirë, por tani është vonë për ta menduar këtë gjë-shtoi Chivu-shumë detaje të vogla çuan në atë rezultat, është pjesë e një procesi të ndodhur gjatë një sezoni të gjatë
Kështu që për Interin padyshim që triumfi në këtë kompeticion duket se do të jetë objektivi kryesor, por për Chivun kjo nuk duhet të jetë obsesion
‘Flitet shumë për këtë kompeticion, do të tregohesha i kujdesshëm me obsesione të caktuara-shtoi Chivu-historia jonë imponon ambicie, por duhet te pranojmë që ka skuadra që shpenzojnë 500 milionë euro për të fituar Champions League. Besoj se objektivi i parë është të arrijmë në 1/8 e finaleve si një prej 8 skuadrave të para të turneut’.
Përsa i përket merkatos së transferimeve, trajneri rumun theksoi se është e nevojshme të bëhet përmirësim
‘Për të fituar duhen idetë, e sidomos futbollistë; janë ata që në fund të fundit bëjnë diferencën-shtoi trajneri i Interit-në këtë moment skuadrat italiane nuk mund të bëjnë atë që po bëjnë klubet angleze, por kjo nuk do të thotë se nuk do të bëjmë gjithçka për të tentuar’
Chivu bëri edhe një listë të shpenzimeve për skuadrën e tij.
‘Një portier, një mbrojtës, një mesfushor dhe një futbollist krahu? Iu takon drejtuesve, kemi planifikuar gjithçka dhe kemi plane A dhe B për çdo rol edhe pse në verën e Botërorit gjithçka mund të bëhet një agoni. Dumfries e bëri të tijën, kishte një klauzolë dhe Interi nuk mund të bënte asgjë për ta ndalur. Palestra në vendin e tij? Profil i mirë, por nuk është futbollist i skuadrës sime. E sigurt do të vazhdojmë të ndjekim rrugën për të pasur shumë futbollistë italianë’-deklaroi trajneri zikaltër
Përsa i përket të ardhmes, Chivu frenohet kur bëhet fjalë për përkufizimin e Interit si favorit edhe për vitin e ardhshëm duke parë edhe vështirësitë e disa prej rivalëve për të ndërtuar skuadrat e tyre të reja.
‘Nuk shoh avantazhe që në nisje, vitin e kaluar sipas të gjithëve ishim ne që nuk kishim stabilitet, thuhej se u mbyll një cikël, por… -tha Chivu-duhet të evoluojmë, të pranojmë që të nisim gjithçka nga e para dhe të përmirësohemi, Ju siguroj se futbollistët e mi janë persona që nuk fshihen dhe duan të tregojnë se ciklet mund të vazhdojnë’.
Top Channel