Juventusi dhe Dusan Vlahovic ndërprenë përfundimisht tratativat për rinovimin e kontratës për shkak të pretendimeve të futbollistit por pika që theu vazon rezultoi një frazë e thënë nga vetë sulmuesit serb që u zbulua nga ‘Tuttosport’: ‘Po përse unë duhet të paguhem si David?’.

Një frazë kjo që i referohej shifrës prej 6 milionë që iu garantuan kanadezit verën e kaluar për t’u transferuar në Torino dhe që ishte edhe baza e kontratës së re për Vlahovic.

Shumë pak për sulmuesin që e refuzoi propozimin me sarkazëm duke këmbëngulur për pagën prej 8 milionë eurove  që ka kërkuar që në fillim. Një sarkazëm që nuk iu pëlqeu aspak drejtuesve të Juventusin që shkruan fjalën ‘Fund’ në tratativat pa bërë aspak ndonjë tentativë tjerët. Zgjidh e merr dhe Vlahovic e bëri zgjedhjen e tij.

Në fund u dorëzua edhe Luciano Spalletti që u përpoq deri në çastet e fundit për të qenë urë lidhëse mes palëve. Por pavarësisht dëshirës së tij për të mbajtur Vlahovic, ai e pa veten të mbrojë vendimin e klubit. Por tani është koha që Juventus të kërkojë një alternativë dhe të riformojë një repart sulmi që sot për sot zyrtarisht ka vetëm David, Openda dhe Milik dhe nga këta 3 do të mbetet vetëm 1, ndërsa emrat që qarkullojnë për të veshur fanelën bardhezi janë disa. Në krye është i zakonshmi Randal Kolo Muani, të cilin Juventusi do të tentojë ta sjellë në Continassa. Në këtë rast, Comolli do të duhet të ketë të bëjë sërish me Paris Saint Germainin edhe pse fakti që francezi nuk do të jetë në Botëror e lehtëson tratativën.

Më pas janë dy profile të reja, një prej tyre është ai i Alexander Sorloth i Atletico Madrid, me të cilin agjenti i futbollistit ka zhvilluar një takim. Tjetri është Jean Philippe Mateta nga Crystal Palace që rikthehet në radarët e Zonjës së Vjetër pas dështimit të transferimit të tij te Milani.

Top Channel