Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini bëri një përmbledhje të merkatos të verdhekuqve duke hedhur edhe një thumb në drejtim të Interit që mesa duket ka shfaqur interesin për mbrojtësin e skuadrës romane Gianluca Mancini.

‘Inter mund të bëjë atë çfarë të dojë, por Mancini nuk do të largohet-tha Gasperini-ia kam thënë edhe atij’.

Më pas trajneri i Romës foli edhe për të ardhmen e Paulo Dybala duke konfirmuar vullnetin e verdhekuqve për të mbajtur futbollistin.

‘Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, ky është një moment  i lënë pezull, por po punohet dhe mbase më pas lajmet dalin në mënyrë të papritur, por vullneti i të gjithëve është që ai të qëndrojë me ne’-shtoi Gasperini

Më pas Gasperini foli për Romën e sezonit të ardhshëm .

‘Dhuratë ngë Friedkin?  Jo nuk besoj, ne më shumë se dhuratat duhet të punojmë mirë, me seriozitet, me kujdes sepse Roma është shumë e rëndësishme, stadiumi është gjithnjë plot, si në pak vende të tjera, ka një pasion të madh dhe kështu kemi detyrën dhe kërkesën për të tentuar të rrisim këtë skuadër dhe t’iu japim pakënaqësi tifozëve-vijoi Gasperini-Roma e sezonit të ardhshëm? Është e vështirë ta thuash tani edhe për faktin që situata është pezull për të gjitha skuadrat. Kjo është një periudhë kur flitet shumë, hidhen shumë hipoteza, por më pas do të ndërtohen vërtet skuadra dhe do të jetë sidomos kur të niset të luhet sërish. Është e qartë se ambicia e Romës është të krijojë një skuadër më të mirë. A do të ketë ndonjë largim të rëndësishëm? Unë do të doja t’i mbaja të gjithë, por janë edhe llogaritë e bilancit, por do të duhet të jemi të zotët të kuptojme se di mund të bëjmë të mbajmë futbollistët më të mirë sepse me ta mund të ndërtohet një skuadër më e mirë’

Top Channel