‘Faleminderit, mister!’/ Napoli zyrtarizon zgjidhjen e kontratës me Antonio Conten
Luis Figo ishte nr.7 i Barcelonës, idhull në qytet deri në verën e vitit 2000 ku gjithçka ndryshoi. Në atë kohë, Florentino Perez u zgjodh presidenti i Realit të Madridit dhe ashtu siç premtoi e solli portugezin te Los Blancos.
Pas 26 vitesh, Enrique Riquelme, kandidat për postin e presidentit të Realit të Madridit po kërkon të imitojë blerjen e galaktikut të parë të Florentino Perez duke tentuar nënshkrimin me efekt elektoral të Erling Haaland.
Në median spanjolle, Riquelme shfaqi fanelën e Realit të sezonit 2025/26 me numrin 9 dhe mbiemrin e sulmuesit norvegjez të Manchester City të stampuar në të. Një premtim që u përgënjeshtrua nga agjentja dhe babai i Haaland. Por cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet mes premtimit për Haaland i Riquelme dhe blerjes së Luis Figo nga Florentino Perez?
Rastësitë në të dy rastet; premtimi për kuotën e anëtarëve, sulmi ndaj rivalit direkt dhe një yll përmes një klauzole
Rasti Figo dhe rasti Haaland kanë pikët e tyre të përbashkëta. Enrique Riquelme ndoqi strategjinë elektorale të Florentino Perez në vitin 2000; nëse fiton dhe Haaland nuk vjen do të paguajt të gjithë kuotën e të gjithë anëtarëve të klubit. ‘Nëse nuk e realizoj premtimin, do të paguaj 100% të kuotës së të 100 mijë anëtarëve të Real Madrid. Erling Haaland ka një klauzolë dhe dëshiron të vijë në Madrid-tha Riquelme.
‘Nëse zgjidhem dhe Figo nuk luan në Madrid, premtoj të paguaj të gjithë kuotën e sezonit të ardhshëm’-ishin fjalët e Perez në verën e vitit 2000.
Edhe pse me një rivalitet më pak intensive në krahasim me atë të El Clasico, manovra e Riquelme imiton çështjen Figo në sulmin direkt të një prej rivalëve të mëdhenj në tentativën për të blerë yllin kryesor të tyre. Manchester City-Real Madrid është shndërruar në një nga ndeshjet më të shpeshta në Champions League kohët e fundit dhe marrja e Haaland do të ishte një goditje e ngjashme si ajo e Figos kundrejt rivalëve të mëdhenj për të rikuperuar fronin e Evropës. Ngjashmëria e tretë, edhe pse nuk është totale, ka të bëjë me klauzolën e zgjidhjes së kontratës. Klauzpla e Figos ishte 60 milionë euro pa kushte. Me t’u mbyllur kontrata paraprake dhe Florentino Perez fitoi zgjedhjet, u bë pagesa e shumës dhe portugezi udhëtoi drejt kryeqytetit spanjoll pa biletë kthimi. Në rastin e Haaland, klauzola ka më shumë kushte. Norvegjezi e lidhi të ardhmen me atë të Pep Guardiola. Me largimin e katalanasit të konfirmuar tashmë, klauzola mbetet në fuqi, por reduktohet me kalimin e viteve. Kështu që Reali i Madridit mund ta paguajë atë nëse Riquelme zgjidhet president. Ajo që nuk është zbuluar ende është kostoja e kësaj blerjeje
Ndryshimet mes Haaland e Figos; njoftimi, parakontrata, raportet me kupolën drejtuese
Të dy rastet kanë ngjashmëri, por kanë edhe ndryshime të dukshme. Ndërsa Florentino Perez në 2000 tha se nuk kishte ndërmend që të lejonte të dilnin informacione për blerjen e Figos, Riquelme prezantoi fanelën e Realit të Madridit me emrin e futbollistit që është ende në kontratë me Manchester City me klubin anglez që bëri të ditur se po mendon ndërmarrjen e hapave ligjorë. Dy stile të ndryshme për blerje me efekt të njëjtë. Me kohën u mësuan më shumë detaje për çështjen Figo që rezultuatn vendimtare për të kuptuar situatën. Detaji i parë dhe më i rëndësishmi ishte parakontrata. Përfaqësuesit e futbollistit morën përsipër premtimin se lojtari do të shkonte te Reali i Madridit nëse Perez fitonte. Me të në presidencë, nëse marrëveshja nuk do të mbyllej me sukses kishte një penalizim prej 30 milionë eurosh. E vështirë për futbollistin që të bënte prapakthehu.
Tjetër ndryshim i rëndësishëm është ka të bëjë me zëdhënësit. Ndërsa për Haaland folën babai dhe agjentja e tij, në rastin e Figos ishte vetë futbollisti që gjatë pushimeve përgënjeshtroi largimin në drejtim të Realit të Madridit në një intervistë për ‘Sport’. Tjetër pikë që ndan rastet Haaland dhe Figo, ka të bëjë me raportet e futbollistëve me kupolën drejtuese. Ndërsa mes Haaland dhe Manchester City raportet janë të përzemërta, mes Gaspart dhe Figos mbretëronte mosbesimi përpara largimit të luzitanit.
‘Në atë epokë, kandidati që fitoi te Barcelona ishte Gaspart dhe unë logjikisht nuk kisha pikën e besimit te ai. Mund të më premtonte hënën, por ishte një person që nuk më thoshte gjë. Kështu mora përgjegjësinë për të ardhur në Madrid’-pranoi Figo në 2020
Top Channel