Piotr Zielinski po shijon pushimet e tij pas përfundimit të sezonit në Varshavën e tij në Poloni duke qenë se kjo skuadër nuk do të shkojë në Botëror. Futbollisti polak bëri një bilanc të këtij sezoni që gjithsesi anoi nga ana pozitive.

Pas një pjesë të parë te Interi pak zhgënjyese e kushtëzuar edhe nga problemet fizike, Zielinsku u kthye të shfaqë nivelin e tij që ishte parë edhe më parë në kampionatin italian.

‘Gjithçka shkoi mirë, fituam 2 trofe të rëndësishëm, kam luajtur mjaftueshëm dhe mirë, jam i kënaqur që kam dhënë kontributin tim në skuadër-tha Zielinski-më i fortë Zielinski i Napolit apo i Interit? Them se më e mira duhet ende të vijë’

Dhe më të mirën polaku do ta tregojë sërish në Milano pasi ai nuk ka dyshime për të ardhmen

‘A do të qëndroj te Interi? Mendoj se po, dua të qëndroj sepse është një skuadër e madhe dhe gjithnjë mund të përmirësohesh e të bësh akoma më mirë-tha Zielinski-kemi një skuadër të fortë, por me siguri personat që merren me merkaton do të bëjnë diçka, do të jemi kompetitivë. Mezi pres, përkundrazi, tani mezi pres të pushoj, më pas mezi pres të nis sezonin’.

Në orët e fundit është folur shumë për largimin e Dumfries me polakun që thuajse e konfirmoi largimin e shokut të tij të skuadrës.

‘Do të na vijë shumë keq, kjo është e sigurt-tha Zielinski-është një futbollist i shkëlqyer, ka bërë historinë e Interit. Na vjen keq, por disa oferta nuk refuzohen. Nëse do të shkojë te Reali i Madridi, është e nevojshme ta komplimentojmë dhe t’i urojmë fat. Palestra? Nuk e di nëse do të vijë ai apo ndonjë tjetër, nuk merrem unë me merkaton, por Palestra është një lojtar i fortë’.

Top Channel