Kombëtarja përgatitet për Luksemburgun, Uzuni mungoi sërish, gjendje gripale për Mehmetin
Pas një sërë rinovimesh, Vllaznia konfirmon largimet e para për sezonin e ri. Klubi shkodran, përmes një komunikate zyrtare bën të ditur mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësit Andrey Yago dhe Alexander Kouros.
‘KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Andrey Yago dhe Alexandros Kouros. Njëkohësisht i falënderojmë për kontributin e tyre me fanellën kuqeblu dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre të mëtejshme’-lexohej në komunikatën e Vllaznisë.
Në fakt largimi i Andrey Yago mund të imagjinohej për shkak edhe të përplasjes që ai pati me trajnerin Edi Martini në ndeshjen e fundit të fazës së Final Four të Kategorisë Superiore me Elbasnin. Ndërsa Kouros që u kërkua nga vetë trajneri vitin e kaluar, nuk i realizoi pritshmëritë dhe kështu Vllaznia mori vendimin për të mbyllur kontratën me të.
View this post on Instagram
Top Channel