Botërori 2026/ Greqia ‘i çjerr maskën’ Suedisë që nuk i largon hijet e dyshimit
Pas largimit të Antonio Conte, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis foli për të ardhmen e klubit duke nisur pikërisht nga pankina. Kush do të zëvendësojë trajnerin salentin tashmë është e qartë prej ditësh, por konfirmimi zyrtar i Massimiliano Allegrit nuk po vjen dhe në këtë aspekt De Laurentiis vendosi që të bëjë një saktësim.
‘Aktualisht Napoli nuk ka një trajner, por edhe nëse e ka, nuk mund ta zyrtarizojë. Do të mund ta bëj kur të ma lejojnë rregullar, unë nuk jam një person që shkon kundër rregullave-tha De Laurentiis-kur të jetë e mundur do ta bëjmë njoftimin zyrtar’
De Laurentiis foli edhe për Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukakun, që ditët e fundit kanë qenë protagonistë me deklaratat e tyre.
‘Kanë bërë pohime që mund të jenë të pranueshme apo të kontestueshme, varet nga këndvështrimi. Të shohimin kur të nisim punën se çfarë kanë për të thënë, kur punon shfaqet gjendja fizike dhe mendore-shtoi De Laurentiis-të shohim se çfarë do të mendojë trajneri i ri. Më pas nëse do të duhet të largohen, do të largohen. Cili është problemi, bota ka shumë futbollistë’.
Më pas kreu i Napolit lavdëroi edhe njëherë punën e Antonio Contes.
‘Nuk duhet harruar aftësia e tij e madhe për t’u përballur me të gjitha incidentet që për fat të keq mund të ndodhin dhe këtë vit ishin të shumta. Ai gjithnjë ka qenë në lartësinë e duhur në çdo situatë duke ia dalë të zgjidhë çdo problem që ne mendonim se ishte i vështirë për t’u zgjidhur’-deklaroi presidenti i Napolit
Top Channel