Futbolli në zi, ndërron jetë një javë pas aksidentit të frikshëm ish-mbrojtësi i përfaqësueses greke
Me vite të tëra ka mrekulluar botën me lojën dhe gjenialitetin e tij, në Spanjën e tij u shpall hero për golin ndaj Holandës në finalen e Botërorit të Afrikës së Jugut, ka fituar trofe të panumërt me Barcelonën ka fituar admirues dhe duartrokitje në çdo stadium ku ka shkuar, edhe në Shqipëri.
Kështu e kemi parë për vite të tëra Andres Iniestë, por tani do ta shohim në një rol të ri; atë të trajnerit. Ish ylli i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle nis karrierën e tij të në Dubai teksa u caktua të marrë drejtimin e skuadrës së Gulf United që kampionatin që sapo u mbyll u rendit në vendin e dhjetë.
‘Bashkimi me Gulf United m’u duk një pikënisje ideale për këtë kapitull të ri. Futbolli më ka dhënë gjithçka dhe tani dua t’i rikthej diçka duke stërvitur, mësuar dhe punuar çdo ditë me futbollistë të rinjë që kanë grintë dhe talent për të arritur sa më larg’-tha Andres Iniesta për kanalet zyrtare të klubit
Top Channel