Nigeria, trajneri tha se e Osimhen ndoshta ndryshon skuadër, vjen përgjigjja e sulmuesit: Fjalë që janë zmadhuar dhe të dala jashtë kontekstit

01/06/2026 15:42

Victor Osimhen po largohet nga Galatasaray? Ai që bëri që të ndizen zërat e merkatos ishte vetë trajneri i kombëtares nigeriane, Eric Chelle që komunikoi mungesën e sulmuesit për dy ndeshjet miqësore me Poloninë dhe Portugalinë.

‘Gjëja më e rëndësishme është se do të kemi dy mungesa me peshë sepse Osimhen ka….ndoshta do të ndryshoje skuadër, kështu që preferova që të qëndrojë në shtëpi sepse nëse do të luante nuk do të ishte në 100%-tha Chelle që edhe buzëqeshi-do të mungojë edhe Lookman’

Çfarë thotë klauzola anti-Itali e Osimhen? Edhe në muajt e kaluar media nigeriane kishte folur për një akord mes Osimhen dhe presidentit të Galatasaray që futbollisti të largohet në fund të sezonit. Verën e kaluar, kur e transferoi sulmuesin te skuadra turke, Napoli përfshiu një klauzolë sipas së cilës Galatasaray nuk mund të transferojë futbollistin te një skuadër e Serie A për 2 sezonet pasardhëse, dmth deri në verën e 2027

A mund të shkojë Osimhen te Juventusi? Praktikisht është e pamundur të mendosh të Juventus që mund të humbasë Vlahovic dhe që gjithnjë e ka vlerësuar Osimhen apo skuadra të tjera italiane të mund ta blejnë atë në këtë sesion të merkatos.

Ndërkaq, vetë Osimhen vendosi që bëjë një qartësim në lidhje me deklaratat e trajnerit të Nigerisë përmes një postimi në rrjetet sociale. ‘Sapo pata një telefonatë me trajnerin Eric Chelle, në lidhje me komentet për mua në intervistën e tiuj të fundit. Për fat të keq, fjalët e tij dolën jashtë kontekstit dhe u zmadhuan. Ai ka shumë respekt për Galatasaray, ndjek shumicën e ndeshjeve tona dhe nuk ka dashur kurrë të krijojë situata kontroverse. E vlerësova  bisedën, mundësinë për të përfaqësuar vendin tim dhe po shoh përpara për të vazhduar të punoj me të. Ai është një trajner i madh që e respektoj shumë, kërkoj me shumë mirësjellje që të mos iu jepni peshë spekulimeve që qarkullojnë. Faleminderit për mbështetjen tuaj-shkruante Osimhen në postimin e tij.

Top Channel