Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë, një i arrestuar
31/05/2026 22:00
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së Ali Demit në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, bën me dije se një person ka qëlluar me armë në ajër.
Policia e ka lokalizuar dhe arrestuar menjëherë, duke sekuestruar edhe armën.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel