Tymi i zi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin nga persona të paidentifikuar
31/05/2026 20:46
Tym i zi ka mbuluar pjesën perëndimore të Elbasanit pranë ish-Kombinatit Metalurgjik.
Persona ende të paidentifikuar po djegin goma dhe mbetje plastike buzë lumit Shkumbin, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit.
Edhe pse është hera e disatë që ndodhin zjarre të tilla, policia ende nuk ka mundur të identifikojë zjarrvënësit.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyky, ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Top Channel