Plagët e eliminimit nga gara e playoff-it te Botërorit nga Turqia, janë ende të freskëta, por jeta dhe futbolli vazhdojnë. Kosova është rikthyer në fushë në Pragë, në një miqësore luksi ndaj Çekisë pjesëmarrëse në Botërorin 2026, ku “Dardanët” humbën 2 me 1, por treguan shenja të forta karakteri.

Trajneri Franco Foda guxoi me një skemë ofensive 4-4-2, por me sa duket rrezikoi shumë. Çekët diktuan ritmin e lojës në saj edhe të forcës fizike dhe shënuan dy herë, duke shfrytëzuar hapësirat e skuadrës së Kosovës. Reagimi dardan erdhi nga stoli. Prurja e re, Lindon Emërllahu u gjend në vendin e duhur për të ngushtuar disavantazhin në 2-1, një gol që erdhi në fundin e ndeshjes, kur nuk pati më minuta lojë.

Pavarësisht rezultatit, ky 90 minutësh shërbeu si një pasqyrë e shkëlqyer për edicionin e ri të Ligës së Kombeve në shtator. Ndalesa e radhës për Kosovën do të jetë në shtëpi, më 7 qershor teksa në “Fadil Vokrri” do të presë Andorrës, aty ku Foda pritet të nisë rotacionin e plotë.

Top Channel