Sot seanca për rekursin e Veliajt në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës kërkon lirimin nga burgu

28/05/2026 10:02

Sot në orën 13.30  Gjykata e Lartë e përbërë nga Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut, Erjon Veliaj i cili mbas vendimit të kolegjeve të bashkuara të datës 4 maj kërkoi zëvendësim të masës arrest ne burg.

Ky proces, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha do të mbahet në dhomë këshillimi dhe është i veçuar nga çështja e gjykatës kushtetuese që pak ditë me parë shfuqizoi masën e korrikut për kryebashkiakun dhe i la disa detyra Gjykatës së Lartë.

Kushtetuesja kërkon që Gjykata e Lartë të shprehet për kafazin e xhamtë dhe për proporcionalitetin e masës së dhënë në shkurt 2025.

Top Channel