Gjendet në Itali thesari i Matteo Messina Denaros, sekuestrohen 200 milionë euro “droge” të ish-bosit të Cosa Nostras
Socialisti Erion Braçe ka kujtuar sot 28 majin e vitit 1996, datën kur u krye masakra zgjedhore dhe kur u ushtrua dhunë ndaj opozitës.
Socialisti ka ndarë disa pamje në Facebook, ndërsa shkruan se atë se çfarë pa më 28 maj të ’96, ishte një dhunë e egër e qeverisë ndaj popullit, që sipas tij nuk e kishte parë askund tjetër, derisa erdhi 21 janari i 2011.
Edhe pse kohët kanë ndryshuar, thotë Braçe, autorët e asaj barbarie janë ende po aty, të njëjtët.
Postimi i plotë:
28 MAJ 1996-28 MAJ 2026
30 VITE LARG NGA DHUNA ME BARBARE USHTRUAR NGA QEVERIA NDONJEHERE NE DEMOKRACI NDAJ POPULLIT TE MAJTE, SHQIPTAREVE TE GRABITUR NE ZGJEDHJE!
28 Maji erdhi pas 26 Majit-jo numerikisht, por si DHUNE MBI DHUNE, GJAK MBI GJAK, PRANGA MBI PRANGA!
Dita nisi me rrethimin e SELISE SE PARTISE ME TE MADHE NE VEND-njerezit ishin qe nje nate me pare brenda saj, me friken se ne 28 Maj nuk do i linin te arrinin ne sheshin SKENDERBEJ-ishte vetem pak metra larg.
Rrethimi nuk zgjati shume; nga cdo rruge qe te sjell ne SELINE E PS dhe SHESHIN SKENDERBEJ po vinte nje lume i madh njerezish; u mblodhen para e rreth PS dhe te gjithe bashke thyen rrethimin, morren perpara POLICINE e dolen ne shesh!
I marri qe kish urdheruar vjedhjen e zgjedhje-136 DEPUTETE PER VETE E 10 DEPUTETE PER PARTINE SOCIALISTE, 0 PER CDO PARTI TJETER PERFSHI FATMIR MEDIUN DHE ABAZ ERMENJIN, kishte urdheruar qe askush mos dilte nga SELIA E PS, por mbi te gjitha mos shkelte kush ne SHESHIN SKENDERBEJ!
ATY NDODHI PASTAJ GJITHCKA;
UNE NUK KAM PARE KUND DHUNE ME TE EGER TE QEVERISE NDAJ NJE POPULLI DERI NE 21 JANAR 2011;
U rrah barbarisht cdokush qe hyri ne shesh, u shtri perdhe e u terhoq zvarre prej flokesh, u ndoq cilido qe ishte prane sheshit te rrahjes-police me hunj, jo shkopinj gome por hunj si bisht lopate, deri tek TRENI ne veri, teri tek ZOGU I ZI ne perendim, deri tek 21 DHJETORI po ne perendim, deri tek VASIL SHANTO ne jug perendim, matane QYTETIT STUDENTI ne juglindje, matane PAZARIT TE RI ne lindje;
Qellonin ne rruge, hynin ne dyqane godisnin kedo-edhe gra!
Nuk kam pare kurre ne jeten time me shune fytyra me gjak!
Kjo ishte!
Cilitdo qe me thote sot “po ci ke keto”, djathtas por edhe majtas-nga keta qe kane rrugetimin e tyre, do te doja ta kish jetuar, qofte edhe ai femija i gjyshit, gjyshes, babait, nenes qe u rrah barbarisht, u kthye ate dite ne shtepi me gjak ne fytyre e rroba, me keq pas tre ditesh, nje jave e me shume, kur doli nga qelite ku barbaria vazhdoi!
KOHET KANE NDRYSHUAR, AS DALLOHEN ME;
Thjesht autoret e asaj barbaria jane po aty, te njejtet, madje njeri-urdheruesi, u zgjodh te jete perseri si monumenti qe jeton i dhunes; SHQIPERIA ECEN, PERPARON, AI JO!
Top Channel