“Jam shumë i lumtur”/ Anthony Gordon mbërrin urgjent në Barcelonë, pritet firma dhe më pas kthehet tek Anglia

28/05/2026 16:43

Anthony Gordon  ka mbërritur në Barcelonë. Transferimi i parë i klubit katalanas për sezonin 2026-2027 zbarkoi në aeroportin El Prat për të finalizuar transferimin e tij në “Camp Nou”.

Më pas ai shkoi në Spitalin e Barcelonës për ekzaminimin mjekësor, i planifikuar për në orën 16:00. Me të mbërritur në terminalin privat, lojtari, i cili iu afrua gazetarëve për t’i përshëndetur nga distanca, u tha gazetarëve: “Jam shumë i lumtur”.

Lojtari udhëtoi me një fluturim privat me agjentin e tij, Adam Dugdale. Fluturimi u vonua me një orë e gjysmë, gjë që ka ndikuar në axhendën e tij. Me një miratim mjekësor, Barça do të finalizojë transferimin me Newcastle.

Marrëveshja vlen 70 milionë euro, plus 10 milionë euro të tjera si bonuse, varësisht nga performanca e tij dhe titujt e fituar. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.

Gordon, një nga sensacionet e sezonit dhe një nga të preferuarit e Hansi Flick, do të kthehet menjëherë në Angli për t’u bashkuar me ekipin kombëtar, ku do të konkurrojë me Marcus Rashford për një vend titullar. Më parë, ai do të nënshkruajë kontratën, megjithëse prezantimi zyrtar nuk do të bëhet deri pas Kupës së Botës.

Drejtori sportiv, Deco dhe koordinatori teknik, Bojan kishin mbajtur një takim në Angli disa ditë më parë me agjentin e tij dhe vetë lojtarin për të finalizuar kohëzgjatjen e kontratës dhe pagën e tij.

Top Channel