Panik në Londër/ Përfshihet nga flakët një supermarket, 100 zjarrfikëse në luftë me zjarrin, dyshohet se shkak u bë…

27/05/2026 12:34

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një supermarket të komunitetit hebre në lagjen Golders Green, në Londër, ndërsa rreth 100 zjarrfikës janë angazhuar për vënien e tij nën kontroll.

Sipas raportimeve të mediave britanike, procesi i shuarjes së flakëve vijon ende. Autoritetet konfirmojnë se zjarri shpërtheu “në një dyqan të vendosur në katin përdhes dhe në zonën e magazinimit në pjesën e pasme të tij”, pa specifikuar fillimisht emrin e biznesit.

Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për supermarketin Kosher Kingdom, me një sipërfaqe prej rreth 7 mijë metrash katrorë dhe mbi 9,500 klientë në javë.

Deri më tani, shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta dhe autoritetet po vijojnë hetimet.

Sipas mediave britanike, zona e Golders Green ka qenë kohët e fundit objekt i disa incidenteve. Në fund të prillit, dy persona mbetën të plagosur gjatë një sulmi me thikë në të njëjtën lagje, ku jeton një komunitet i madh hebre. Hetimi për atë ngjarje iu besua njësisë kundër terrorizmit dhe një 45-vjeçar u arrestua.

Përveç këtij rasti, lagjja është përballur edhe me disa sulme zjarrvënëse që kishin në shënjestër komunitetin hebre.

Top Channel