Berisha uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin, kreu i PD: Zoti ta kthejë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim

27/05/2026 11:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Me një foto krah bashkëshortes së tij, Liries, Berisha shkruan në mesazhin e tij, që shqiptarët Bajramin tjetër ta festojnë më mirë.

Mesazhi i Kryetarit  të PD, Sali Berisha: Gëzuar Kurban Bajramin! Miq, sot besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin.

Le të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë tonën dhe të mbarë shqiptarëve ta pranojë dhe ta kthejë në mbarësi, gëzime, shëndet dhe sukses për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Bajramin tjetër më mirë ta festojmë. Gëzuar!  

Top Channel