Botërori 2026/ Rudi Voeller paralajmëron kombëtaren gjermane: Asnjë nismë politike
Nuk ka kaluar pa u vënë re vizita në Moskë e Andrea Pirlos dhe Marco Materazzit. Dy ish futbollistët italianë, kampionë bote në 2006, në fundjavën e kaluar udhëtuan drejt kryeqytetit rus për të parë finalen e Kupës së Rusisë mes Spartakut të Moskës dhe Krasnodar dhe më pas morën pjesë në një event të organizuar nga një prej sponsorëve, siç e tregon një video në rrjetet sociale ku shfaqet Pirlo duke nënshkruar autografë.
Një zgjedhje kjo që u përkufizua e papërshtatshme edhe për vetë kohën kur ndodhi kjo duke qenë se në ato orë Kremlini kreu një prej sulmeve më masive ndaj Ukrainës. Reagimi ndaj Pirlos ishte shumë i ashpër dhe nuk bëhet fjalë vetëm për komentet që ishin në postimin e fundit të tij në Instagram. Ai që e sulmoi ashpër ish futbollistin e kombëtares italiane ishte një emër i njohur i sportit ukrainas, dhe bëhet fjalë për sportistin e skeletonit, Vladyslav Heraskevych i cili u bë protagonist edhe gjatë Lojërave Olimpilke Dimërore të Milano-Cortina pasi u përjashtua nga IOC për përdorim të kaskës që konfiguronte imazhet e 24 sportistëve të vrarë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Në një postim në X të shoqëruar me videon e Pirlos që nënshkruante autografë së bashku me futbollistit Artem Dyuba, Heraskevych nuk i kursei akuzat ndaj italianit.
‘Sot ishte dita e një prej sulmeve më të mëdha ruse, gjatë së cilës u lëshuan 600 dronë dhe 90 raketa kundër Ukrainës. Po sot, legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo u pa në Moskë përkrah futbollistit rus Dzyuba, që mbështet politikën e Kremlinit dhe vrasjen e ukrainasve. Është e trishtueshme që të shohësh legjendat e fëmijërisë që shndërrohen në të dështuar moralë, për të cilët asgjë nuk është më e çmuar se rublat ruse. Turp!’-shkruante sportisti ukrainas i skeletonit.
Today was one of the largest Russian attacks, during which 600 drones and 90 missiles were launched at Ukraine.
Also today, Italian football legend Andrea Pirlo was spotted in Moscow next to Russian footballer Dzyuba, who openly supports the Kremlin’s policy and the killing of… pic.twitter.com/FXWk4XSd1e
— Vladyslav Heraskevych OLY (@heraskevych) May 24, 2026
Top Channel