Dramë në futbollin nigerian, sulmuesi 21 vjeçar Victor Udoh u gjet pa jetë në rrethana të dyshimta

26/05/2026 20:59

Bota e futbollit është në gjendje shoku për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Victor Udoh. Sulmuesi 21 vjeçar nigerian u gjet pa jetë në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë, në rrethana ende të paqarta.

Lajmi dramatik, që fillimisht u publikua nga e përditshmja belge  ‘Het Nieuësblad’  dhe tabloidë afrikanë, u konfirmua zyrtarisht nga Antverpi, klubi ku futbollisti shpërtheu

Misteri mbi shkakun; dyshohet për helmim. Sipas të dhënave të para, Udoh kishte kaluar mbrëmjen e 25 majit në shoqërinë e disa miqve. Mëngjesin e kësaj të marte, futbollisti u gjet pa jetë. Edhe pse nuk ka ende komunikime zyrtare nga autoritetet nigeriane që janë të rezervuar për të mos kompromentuar hetimet, mediat lokale flasin për rrethana të dyshimta dhe është ngritur hipoteza e helmimit të ushqimit apo të pijes

Një karrierë mes Belgjikës, Anglisë dhe Çekisë. Udoh, sulmues i dobishëm dhe i shpejtë, i aftë për të ndryshuar pozicion në repartin ofensiv duke luajtur si në rolin e qendërsulmuesit ashtu edhe si sulmues krahu, u formua te Hypebuzz në vendlindjen e tij. Ai shpërtheu të Antverp ku u transferua kur ishte ende minoren. Ai spikati në sektorin e të rinjve të Royal Antëerp për të bërë më pas debutimin te skuadra e parë duke luajtur 28 ndeshje në sezonin 2023-2025. Paraqitjet e tij u vunë re nga Southampton(që në atë kohë ishte në Premier League) që në shkurt të 2025 i ofroi një kontratë për 3 vjet e gjysmë. Me skuadrën U21 të ‘Saints’ Udoh pati një impakt të mirë duke shënuar 2 gola ne 5 ndeshje. Në shtator të 2025 u bë edhe transferimi përfundimtar te klubi çek ‘SK Dynamo České Budějovice me të cilin kishte nënshkruar një kontratë 3-vjeçare. Së fundmi, Udoh ishte kthyer në Nigeri ku po vazhdonte stërvitjen në pritje të një sistemimi tjetër në merkaton e verës.

Lajmi i ndarjes nga jeta të Udoh ishte një tronditje e madhe për shokët e tij të skuadrës e sidomos për  Pierre Dwomoh,që aktualisht është te Watford dhe që është bashkëmoshatar me të. Të dy kanë përjetuar një eksperiencë në futbollin belg. ‘Komunikuam vetëm përpara pak ditësh. E pyeta për planet e tij për pushime duke e ftuar në Marok, por më tha se po stërvitej në Nigeri-tregon Dwomoh-Victor kishte një besim të palëkundur te karriera e tij. Ishte një djalë i qetë, i qeshur dhe i mrekullueshëm. Shpresoj vetëm të mos ketë vuajtur’

Edhe klubi i Antverpit shprehu ngushëllimet e tij përmes një komunikate në rrjetet sociale.

‘Me shumë trishtim, RAFC mësoi për ndarjen nga jeta të ish futbollistit tonë Victor Udoh. Mendimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe të dashurit e Victor në këtë moment shumë të vështirë. U prehsh në paqe, Victor’-theksohej në komunikatën e Antverp.

Top Channel