Edicioni i dytë i Zamna në Shqipëri solli një nga eventet më të komentuara të sezonit, duke transformuar për herë të parë Pallatin e Kongreseve në një hapësirë të dedikuar muzikës elektronike.
Festivali global, i lindur fillimisht në Tulum të Meksikës dhe tashmë prezent në skena si Ibiza, Amsterdam dhe Madrid, u rikthye në Tiranë më 16 maj me një line-up ndërkombëtar dhe me një atmosferë që mblodhi mijëra njerëz.
Megjithëse moti i keq detyroi organizatorët të ndryshonin lokacionin në momentet e fundit, vendimi për ta zhvendosur eventin në Pallatin e Kongreseve rezultoi surpriza më e madhe e mbrëmjes.
Rreth 5-6 mijë persona morën pjesë në event, duke e kthyer sallën ikonike të kryeqytetit në një skenë të madhe rave, të mbushur me drita, vizualë dhe performanca që vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.

Programi artistik nisi me Argia, DJ dhe producente rezidente në Watergate Berlin dhe fabric London. Øostil vijoi me setin e tij karakteristik melodic techno, ndërsa Miss Monique — një nga emrat më të njohur të momentit në skenën elektronike globale, solli energjinë që e ka bërë fenomen në platforma si YouTube dhe DJ Mag Top 100.
Kulmi i natës ishte performanca e ARTBAT, duoja ukrainase që ka performuar në festivalet dhe skenat më prestigjioze ndërkombëtare, nga Coachella deri te Tomorrowland.

Pjesë e eventit ishte edhe IQOS, partner global i Zamna, i cili kishte ndërtuar një zonë të dedikuar për duhanpirësit dhe përdoruesit e rritur. Hapësira ofronte aktivizime dhe lojëra si Jenga, ring game dhe buzzwire challenge, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të fitonin merchandise të personalizuara.
Zona e IQOS u kthye në një nga pikat më të frekuentuara të eventit, duke krijuar një atmosferë sociale dhe interaktive gjatë gjithë natës.

Edicioni i dytë i Zamna konfirmoi interesin në rritje të publikut shqiptar për evente të muzikës elektronike dhe tregoi se Tirana ka potencialin për të pritur produksione të kësaj përmase.
Pallati i Kongreseve mund të ketë parë shumë skena ndër vite, por ajo e 16 majit ishte padyshim një nga më të pazakontat.



Top Channel