Republika Demokratike e Kongos në Botëror, FIFA i ndez dritën jeshile pavarësisht epidemisë së Ebolas
Kjo e hënë ishte dita e njoftimit zyrtar të Jose Mourinhos si trajneri i ri i Reali i Madridit, por ky proces është lënë pezull dhe shkak janë zgjedhjet për postin e presidentit e Los Blancos.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja portugeze ‘Record’ sipas së cilës gjithçka ishte gati për prezantimin e teknikut 63 vjecar këtë të hënë, por gjithçka u shty për pas përfundimit të zgjedhjeve te klubi merenges me Florentino Perez që nuk është kandidat i vetëm në garën për presidencën e Realit të Madridit pasi përballë tij do të jetë Enrique Riquelme, kandidatura e të cilit u konsiderua e vlefshme nga Komiteti Elektoral i Los Blancos
Nëse nuk do të ishte Riquelme në garën për postin e presidentit të klubit madrilen, Florentino Perez do të ishte rikonfirmuar që të dielën dhe këtë të hënë do të bëhej zyrtarizimi i Jose Mourinhos si trajneri i ri i skuadrës. Por me këtë situatë të re, Mourinho që u kthye në Lisbonë, do të duhet të presë deri në 7 qershor kur do të publikohet edhe rezultati i zgjedhjeve dhe nëse Florentino Perez nuk do të fitojë, atëherë Reali i Madridit me shumë gjasa do të heqë dorë nga ideja për të kthyer portugezin në kryeqytetin spanjoll
Top Channel