Italia, Baldini publikon listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore, Esposito dhe Donnarumma emrat më të njohur

25/05/2026 23:13

Trajneri i përkohshëm i kombëtares italiane, Silvio Baldini publikoi zyrtarisht listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të Të Kaltërve me Luksemburgun dhe Greqinë.

Janë 24 lojtarët e përzgjedhur për këto dy përballje që ashtu siç ishte paralajmëruar nga Baldini përbëhet nga futbollistë shumë të rinj me perspektivë por që aktivizohen në kampionate të rëndësishëm. Në skuadër janë lojtarë të moshës nga 18 vjec në 22 vjeç me një mesatare 20 vjeç e 6 muaj

Përveç Gianluigi Donnarummas, në skuadër janë edhe Pietro Comuzzo, Marco Palestra, Niccolò Pisilli e Francesco Pio Esposito. Italia do të grumbullohet të enjten në 28 maj dhe në ditën pasardhëse do të kryejë seancën e parë stërvitore. Në listën e të grumbulluarve janë shtuar edhe Tommaso Berti (Cesena), Niccolò Fortini (Fiorentina), Gabriele Guarino (Empoli) dhe Dominic Vavassori (Atalanta), 

Lista e të grumbulluarve të Italisë:

Portierë: Giovanni Daffara (Avellino), Gianluigi Donnarumma (Manchester City), Lorenzo Palmisani (Frosinone);

Mbrojtës: Honest Ahanor (Atalanta), Davide Bartesaghi (Milan), Fabio Chiarodia (Borussia Monchengladbach), Pietro Comuzzo (Fiorentina), *Costantino Favasuli (Catanzaro), Filippo Mane (Borussia Dortmund), Marco Palestra (Cagliari), Luca Reggiani (Borussia Dortmund);

Mesfushorë: Matteo Dagasso (Venezia), Giacomo Faticanti (Juventus), Luca Lipani (Sassuolo), Cher Ndour (Fiorentina), Niccolò Pisilli (Roma), Lorenzo Venturino (Roma);

Sulmues: Francesco Camarda (Lecce), Luigi Cherubini (Sampdoria), Jeff Ekhator (Genoa), Francesco Pio Esposito (Inter), Seydou Fini (Frosinone), Samuele Inacio (Borussia Dortmund), Luca Koleosho (Paris FC).

Top Channel