Tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi në Kamzë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, shkaktohen dëme materiale

24/05/2026 11:24
Foto ilustruese

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamzë.

Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Top Channel