Sulmi rus në kompleksin ku jeton ambasadori shqiptar në Kiev, reagon Delegacioni i BE-së në Tiranë: Na kujton edhe një herë brutalitetin e agresionit të Rusisë

24/05/2026 20:50

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka dënuar ashpër sulmin e fundit me dronë dhe raketa të ndërmarrë nga Rusia ndaj Kievit, i cili ka shkaktuar viktima dhe ka goditur edhe rezidencën ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

Në reagimin e tij, BE e cilëson sulmin si një tjetër dëshmi të brutalitetit të agresionit rus dhe shpreh solidaritet të plotë me Ukrainën dhe Shqipërinë.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.

Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, shkruhet në postim.

Top Channel