Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona
Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit po afrohen drejt një marrëveshjeje, por programi bërthamor i Teheranit mbetet pika më e vështirë e diskutimeve.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se bisedimet po ecin “në mënyrë të rregullt dhe konstruktive”, duke theksuar se Uashingtoni nuk do të nxitojë për nënshkrimin.
“Koha është në anën tonë. Marrëveshja duhet bërë siç duhet”, shkroi Trump në “Truth Social”, ndërsa konfirmoi se “bllokada detare amerikane ndaj Iranit do të mbetet në fuqi deri në arritjen dhe firmosjen e saj”.
Sipas “New York Times” Teherani ka pranuar në parim të rihapë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa drafti parashikon që Irani të angazhohet të mos synojë prodhimin e armëve bërthamore dhe të heqë dorë nga rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta.
Një pjesë e uraniumit mund të hollohet, ndërsa pjesa tjetër të transferohet në një vend të tretë, ku përmendet edhe Rusia.
Megjithatë, agjencia iraniane Fars raportoi se Teherani nuk ka marrë ende angazhime për programin bërthamor, duke lënë të hapur pikën më të ndjeshme të negociatave.
Raundi i ardhshëm i bisedimeve pritet të mbahet më 5 qershor në Pakistan, me dokumentin që mund të quhet “Deklarata e Islamabadit”.
Zhvillimet kanë shtuar shqetësimin në Izrael. Sipas Axios, marrëveshja mund të përfshijë edhe ndalimin e luftës izraelite në Liban, çka ka shtyrë kryeministrin Benjamin Netanyahu të thërrasë kabinetin e sigurisë për konsultime urgjente.
Ndërkohë, burime amerikane të cituara nga Bloomberg sqarojnë se marrëveshja nuk do të nënshkruhet sot, pasi negociatat vijojnë ende për detajet kryesore.
Top Channel