F1 Mercedes/ Antonelli-Russell përfundon paqja, Wolff ndërhyn dhe vendos rregulla duke përdorur…Verstappen
Paddock-u i Formula 1 është si një fuçi baruti dhe në qendër është Max Verstappen. Piloti i Red Bull që ka qenë kritik që në fillim me rregullat e reja teknike, ka përcaktuar një linjë të qartë për të ardhmen e tij duke kërcënuar hapur se do të tërhiqet nga Formula 1 nëse FIA i shtyn për në 2028 modifikimet e rregullores për njësitë e fuqisë së motorëve.
Frustrimi i holandezit, 4 herë kampion i botës shpërtheu në fundjavën e Çmimit të Madh të Kanadasë me Verstappen që u rendit në vendin e 6 në provat kualifikuese me pilotin e Red Bull që deklaroi se Formula 1 është kthyer thjesht në një çështje të menaxhimit të anës elektrike dhe karikimit të baterive dhe e gjithë kjo në dëm të drejtimit në limite të makinës dhe shpirtit më të pastër të motorsportit.
Çështja është te gjenerata e re e motorëve e parashikuar për t’u përdorur në 2027. Plani fillestar i FIA i bërë të ditur në 8 maj parashikonte modifikimin e shpërndarjen energjetike aq e kritikuar(aktualisht është 50 me 50) duke e çuar raportin 60 me 40 në favor të motorit me karburant. Por ajo që duket se ishte thjesht një formalitet për t’u miratuar në Këshillin Botëror të Motorsportit, u shndërrua në një luftë të vërtetë politike që ka përçarë paddock-un; nga njëra anë janë Ferrari, Honda dhe Audi kundër miratimit të këtij modifikimi, në anën tjetër janë Mercedes dhe Red Bull që janë në favor
Arsyet e kundërshtimit kanë të bëjnë me kostot ekstra për riprojektimin e njësive aktuale të fuqise, me nevojën që disa skuadra kanë për të modifikuar telajon për të krijuar një hapësirë për një serbator më të madh e sidomos në zhvillimin teknologjik. Një ndryshim i rregullores në 2027 do të zeronte avantazhet kompetitive të akumuluar nga ata që kanë avancuar në zhvillimin me parametrat aktuale dhe kështu ekziston rreziku konkret që ky miratim të shtyhet për në 2028.
Një skenar që ka nxitur zemërimin e kampionit holandez që vetëm pak orë përpara kishte thënë se ishte gati që të qëndronte edhe në 2027 nëse FIA mban fjalën e dhënë, por që menjëherë pas kualifikimit u shfaq akoma më kategorik. ‘Nëse gjërat mbeten kështu, sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i gjatë dhe i vështirë, një gjë që nuk e dua. Mund t’ju them se në aspektin mental, për mua është e papërballueshme të vijoj në këtë mënyrë edhe një vit tjetër. Absolutisht jo’-deklaroi Max Verstappen-a do të qëndroj një vit tjetër pushim në pritje të 2028? Jo, ka shumë gjëra argëtuese për të bërë jashtë Formula 1’.
Pozicioni i pilotit holandez reflekton linjën politike të Red Bull.
‘Kjo është Formula 1, është pak për të ardhur keq-tha Verstappen-ne kërkojmë të qëndrojmë pozitive sepse punojmë për të bërë këto ndryshime. Sigurisht kush ka një avantazh të lehtë do të kërkojë t’ua vështirësojë gjërat të tjerëve, por nëse FIA dhe Formula 1 do të jenë të fortë në aspektin e menaxhumit, atëherë thjesht, do të duhet të bëjnë modifikimet’.
Top Channel