Forcat e rendit në Torino arritën të parandalojë një përplasje mes tifozëve të Torinos dhe Juventusit në orët e natës të së shtunës falë aparateve të kontrollit që kishin në dispozicion.

Të dyja fraksionet e tifozëve u kërkuan për disa orë në zonë të ndryshme të qytetit piemontez që monitoroheshn nga agjentët e Digos të kuesturës së Torinos.

Rreth orës 22:00 një grup i madh tifozësh juventinë u panë në seline e Drughi, në Moncalieri, ku u ndezën disa tymosëse. Ndërsa qindra tifozë ultras granata u mblodhën fillimisht para një lokali në lagjen Vanchiglia dhe më pas u drejtuan për në qendër të qytetit vetëm pak meta larg sheshit Vittorio Veneto ku ishin vendosur disa patrulla policie. 

Më pas, rreth orës 00:30 tifozët e Torinos me makina dhe scooter u spostuan në zonën jugore të qytetit, jo shumë larg stadiumit Olimpico-Grande Torino.

Këtu, pak pas orës 01:00, në rrugën Spazzapan, tifozët ultras bardhezinj, edhe këta në numër të konsiderueshem u afruan në kërkim të një kontakti, por u larguan nga patrullat e forcave të Digos.

Top Channel