Formula 1/ Hamilton largon të gjitha dyshimet: E ardhmja ime? Nuk tërhiqem
Alain Prost u plagos në kokë gjatë një grabitjeje në vilën e tij në Nyon, në liqenin e Gjenevës. Një bandë grabitësish të martën e kaluar hynë në banesën e ish pilotit 4 herë kampion i botës në Formula 1.
Ngjarja ndodhi në orën 08:30 me keqbërësit që sulmuan Prost i cili pësoi traumë në kokë dhe detyruan një prej fëmijëve të tij të hapin kasafortën.
Nuk bëhet e ditur vlera monetare e mallit të grabitur që mendohet të jetë e konsiderueshme; Prost është imazhi i markës luksoze të orëve, Richard Mille.
Sipas medias zvicerane nuk ka pasur deklarata zyrtare nga familja Prost, por grabitja ka lënë gjurmë; është kërkuar një skuadër mbështetjeje. Postblloqet dhe kontrollet e policisë në rrugë dhe autostradë nuk patën sukses. Sipas hetuesve, banda e grabitësve u arratis në Francë. Ndërkaq, Prost vendosi të lërë shtëpinë e tij në Nyon dhe të kthehet në Dubai, kurse Prokuroria e Kantonit Vaud nisi një hetim penal
Top Channel