Formula 1/ Terror në familjen Prost. Ish piloti i Ferrarit grabitet në shtëpi dhe plagoset në kokë, detajet…
Rivaliteti mes George Russell dhe Andrea Kimi Antonellit u ndez në Garën Sprint në Çmimin e Madh të Kanadasë.
Ishte piloti anglez ai që e fitoi këtë garë në pistën e Montrealit të cilën e nisi nga pole position duke lënë pas në vendin e dytë Lando Norris, ndërsa Antonelli u mjaftua me vendin e tretë
Dy sulme nga shoku i tij i skuadrës e vunë në vështirësi Antonellin që u nervozua dhe e akuzoi Russell se e pengoi, por Toto Wolff përmes komunikimeve me radio e këshilloi të përqendrohej te gara. Më pas piloti italian i Mercedes pësoi edhe parakalimin nga Lando Norris dhe për një kohë të shkurër u arrit edhe nga Leëis Hamilton. Më pas Antonelli e mblodhi veten dhe tentoi të parakalonte kampionin e botës në fuqi, por nuk ia doli mbanë dhe e mbylli Garën Sprint në vendin e tretë.
Vendi i katërt ishte për pilotin tjetër të McLaren, Oscar Piastrit, ndërkohë që makinat Ferrari të Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton u pozicionuan në vendin e 5 dhe të 6 me britanikun që në xhiron e parafundit pësoi 2 parakalime. Zhgënjeu Max Verstappen me Red Bull që u rendit në vendin e 7 i ndjekur nga debutuesi Arvin Linblad në vendin e tetë duke mbyllur kështu zonën e pikëve në Garën Sprint të Kanadasë.
Top Channel