Lufta në Lindjen e Mesme, Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA: Nuk jemi pranë një dakordësie
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni, duke krijuar konfuzion mbi strategjinë ushtarake amerikane në Europë pas vendimeve të fundit për reduktimin e forcave në kontinent.
Njoftimi vjen vetëm një javë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, anuloi rotacionin e planifikuar të një brigade luftarake amerikane që pritej të vendosej në Poloni dhe vende të tjera të Europës Lindore.
Vendimi ishte interpretuar si pjesë e politikës së administratës Trump për të ulur praninë ushtarake amerikane në Europë dhe për të ushtruar presion mbi aleatët europianë të NATO-s.
Trump e lidhi vendimin për Poloninë me marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin polak Karol Nawrocki, duke deklaruar se vendosja e trupave bëhet “bazuar në zgjedhjen e suksesshme” të tij dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për trupa të reja apo për një zëvendësim të forcave që administrata kishte planifikuar të tërhiqte nga Europa. Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, deklaroi se prania amerikane në Poloni do të mbetet “pak a shumë në nivelet e mëparshme”, ndërsa ministri i Mbrojtjes Władysław Kosiniak-Kamysz tha se Polonia nuk do të humbasë asnjë trupë amerikane.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u përpoq të minimizonte tensionet, duke theksuar se lëvizjet e trupave nuk janë “ndëshkuese”, por pjesë e riorganizimit global të forcave amerikane.
Nga ana tjetër, shefi i NATO, Mark Rutte, deklaroi se aleanca po shkon drejt një “Evrope më të fortë” dhe më pak të varur nga një aleat i vetëm.
Polonia mbetet një partner strategjik për SHBA-në dhe NATO-n, sidomos pas nisjes së luftës në Ukraine në vitin 2022. Vendi shërben si qendra kryesore për ndihmën ushtarake perëndimore drejt Ukrainës dhe aktualisht pret rreth 10 mijë trupa amerikane.
Top Channel