Tronditet Madridi! Bankat spanjolle i kthejnë shpinën rivalit të Perezit. Çfarë po fshihet pas skenës?

22/05/2026 18:39

Bankat kryesore spanjolle i kanë mbyllur derën kandidaturës së Enrique Riquelme-s për president të Real Madridit.

Sipas burimeve, institucionet financiare të vendit kanë refuzuar të mbështesin biznesmenin nga Alicante në sfidën e tij ndaj Florentino Pérezit. Riquelme nuk ka arritur të sigurojë garancinë prej 187 milionë eurosh nga “Banco Santander” dhe “BBVA”, të dyja këto banka kanë refuzuar të bëjnë komente.

Një nga kërkesat më rigoroze për të kandiduar për president të klubit madrilen është garancia bankare, e cila duhet të lëshohet nga një institucion i regjistruar pranë Bankës së Spanjës. Kjo garanci duhet të mbulojë të paktën 15% të buxhetit të përgjithshëm të klubit, i cili aktualisht kap vlerën e 1.248 miliardë eurove, dhe duhet të bazohet ekskluzivisht në pasurinë personale të kandidatit. Pavarësisht refuzimeve, Riquelme nuk dorëzohet. Sipas informacioneve, ai ka siguruar mbështetjen e bankës kanadeze “Scotiabank”, një gjigant me kapitalizim bursiar prej 83 miliardë eurosh, si dhe të një institucioni financiar andorran.

Enrique Riquelme shkoi te noteri të premten e kaluar për të finalizuar detajet e kandidaturës së tij, e cila pritet të zyrtarizohet të shtunën. Për të formalizuar procesin, biznesmeni duhej të dëshmonte një pasuri prej afërsisht 200 milionë eurosh, kusht ky i domosdoshëm sipas rregullores zgjedhore të klubit.

Top Channel