Alarm te “Seleção”, dëmtimi i Neymar tremb Brazilin para Botërorit
Presidenti i Barcelonës , Joan Laporta, shprehu edhe një herë kritikat e tij të forta për Real Madridin dhe Florentino Perez.
Laporta, i cili zyrtarisht do të marrë detyrën më 1 korrik, iu përgjigj deklaratave të bëra nga Florentino Perez në një konferencë për shtyp të mbushur plot, ku ai bëri thirrje për zgjedhje dhe sulmoi klubin për ‘rastin Negreira’.
Laporta akuzoi Real Madridin se po përdor një “strategji” për të justifikuar mungesën e titujve në dy sezonet e fundit. “Çdo gjë që lidhet me rastin Negreira, i cili as nuk është një çështje, është gënjeshtër, dhe mendoj se po e bëjnë këtë për të krijuar një perde tymi dhe për të larguar vëmendjen nga fakti se nuk kanë fituar asgjë në dy vjet.
Po e përdorin Barçën për të mbuluar dështimet e tyre. Klubi ende po i studion këto deklarata për t’u përgjigjur në forumin e duhur. Ata kanë investuar shumë dhe ende nuk kanë fituar asgjë, ndërsa ne vazhdojmë të fitojmë. Kemi fituar dy tituj lige radhazi, dy Superkupa dhe një Kupë të Mbretit”, pohoi Laporta.
Laporta e bëri të qartë gjithashtu se Barça do t’i përgjigjet çdo sulmi institucional: “Kur ata e përdorin Barçën për problemet e tyre, ne reagojmë, dhe reagojmë me forcë”.
Presidenti i sapozgjedhur i Barcelonës këmbënguli gjithashtu se ekipi aktual i Barçës po fiton përsëri respekt në Evropë: “Ne kemi një trajner të shkëlqyer, një staf që punon mirë dhe një ekip që njerëzve u pëlqen vërtet. Kjo Barça po u mbjell përsëri frikë rivalëve tanë”.
I pyetur në lidhje me tregun e transferimeve dhe mundësinë e nënshkrimeve të mëdha, Laporta minimizoi çdo pritje për një revolucion pavarësisht përmirësimit të financave të klubit. “Të jesh në standardin 1:1 është pozitive, por kjo nuk do të thotë që do të bëjmë gjëra të çmendura ose do ta teprojmë”, shpjegoi ai.
Top Channel