Cristiano vendos një rekord të pathyeshëm, por shikoni kush është shqiptari që qëndron në krah gjigantëve të botës
Cristiano Ronaldo ka bërë edhe një herë të pamundurën të mundur.
Revista prestigjoze “Forbes” ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi portugez i Al-Nassr-it është atleti më i paguar në botë për të tretin vit radhazi, me të ardhura marramendëse prej 300 milionë dollarësh vetëm gjatë vitit të fundit. Kjo shifër përfshin pagën e tij kolosale nga klubi saudit, bonuset dhe, mbi të gjitha, marrëveshjet e sponsorizimit me disa nga markat më të fuqishme në botë, të cilat Ronaldo i ka ndërtuar me kujdes gjatë karrierës së tij të gjatë.
Pas tij në listën e “Forbes” renditen emra të mëdhenj, por me një distancë të konsiderueshme: Stephen Curry vjen i dyti me 156 milionë dollarë, i ndjekur nga boksieri Tyson Fury me 146 milionë dollarë. Ndërkohë, rivalit të tij të përjetshëm, Lionel Messit, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pozicionohet në vendin e pestë me 135 milionë dollarë.
Ronaldo tashmë ka mbushur 40 vjeç dhe e ka zgjatur kontratën me Al-Nassr-in deri në vitin 2027. Për më tepër, CR7-të pritet ta shohim në fushë edhe në Kupën e Botës 2026, ku do të zbresë si një 41-vjeçar. Sepse dukshëm, për Ronaldon, koha nuk kalon, ajo punon për të.

Top Channel