Skënderbeu në kërkim për një trajner, ish-kreu i stolit të Partizanit mes kandidatëve
21/05/2026 20:07
Oltijon Kërnaja u shkarkua në mënyrë të papritur dhe të çuditshme nga Partizani vetëm pak javë nga mbyllja e kampionatit, por kjo nuk e mohon dot punën e bërë nga trajneri i ri tropojan.
Puna e tij, por edhe karakteri dinamik i tij duket se ka rënë në sy te Skënderbeu. Në Korçë po kërkojnë një zëvendësues për Ernest Gjokën dhe presidenti Takaj e ka vendosur Kërnajën në listën e të preferuarve.

Top Channel konfirmon se palët kanë pasur një bisedë paraprake mbi gatishmërinë për të bashkëpunuar, por asgjë nuk mund të thuhet se është e mbyllur.
Korçarët me siguri po shqyrtojnë edhe kandidatura të tjera, për të marrë në fund një vendim të matur dhe të pjekur. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.
Top Channel