Është paditur për shpifje, deputeti Klevis Balliu paraqitet në GJKKO
Mëngjesin e sotëm në portën e një banese në fshatin Rrilë të Lezhës ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Sipas informacionit të policisë, raportohet se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë blutë bëjnë me dije se në banesë nuk banonte njeri prej më shumë se 20 vitesh.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Prej më shumë se 20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë).
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Top Channel