Kombëtarja shqiptare e Socca fitoi edhe ndeshjen e dytë në Grupin A të Kampionatit Evropian të minifutbollit që po mbahet në ‘Shtëpinë e Futbollit’.

Kuqezinjtë mposhtën Qipron me rezultatin 1-0, një fitore kjo që i kualifikon për në raundin e 1/8 të finaleve të kompeticionit

Pas suksesit bindës në ndeshjen e parë ndaj Turqisë, kuqezinjtë zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive, duke marrë tre pikë të rëndësishme që vulosën kalimin në fazën me eliminim direkt. Fati i kësaj ndeshjeje për Kombëtaren e Socca u vendos në pjesën e dytë kur Xhuljano Reçi që shënoi me penallti duke shënur golin e vetëm të sfidës dhe njëkohësisht të fitores për skuadrën tonë përfaqësuese.

Këtë të premte Shqipëria e Socca do të luajë ndeshjen e fundit në Grupin A ndaj Sllovenisë po në ‘Shtëpinë e Futbollit’.

Top Channel