Panik te PSG dy javë para finales së Champions-it, Dembele lë fushën i dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit
Ishte surpriza e madhe dhe më e bukur e Champions League për këtë sezon, Bodo/Glimt siguroi të ardhura të konsiderueshme nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube që tani do t’i investojë në një ambient të ri sportiv.
Klubi norvegjez bëri të ditur nisjen e ndërtimit të një stadiumi të ri, një stadium që do të nisë një epokë të re për të. ‘Arctic Arena’ është një projekt emblematik që do të shndërrohet në shtëpinë e skuadrës 4 herë kampione të Norvegjisë dhe në simbol të rritjes së vazhdueshme të kësaj skuadre brenda dhe jashtë fushe.
Me një kapacitet të parashikuar me 10 mijë vende dhe e dizenjuar për të plotësuar kriteret e UEFA për ndeshjet ndërkombëtare, stadiumi i ri i Bodo/Glimt do të jetë një impiant modern. Pasi bëri historinë në kompeticionet e UEFA dhe pasi siguroi të ardhura të konsiderueshme, klubi skandinav tani kërkon të bëjë një hap më shumë drejt rritjes së tij futbollistike.
Stadiumi i ri i Bodo/Glimt është parashikuar të përfundojë në 2027 dhe projekti përfaqëson një prej investimeve më të rëndësishme të realizuar deri tani dhe një hap i madh para për futbollin, komunitetin dhe biznesin e veriut të Norvegjisë. ‘Është një moment vendimtar për Bodo/Glimt, për tifoztët tanë dhe për të të gjithë rajonin-tha Shefi Ekzekutiv i klubit, Frode Thomassen.
Top Channel
Inter, ndizen sirenat e alarmit për rinovimet, Bisseck dhe Carlos Augusto refuzojnë ofertat