Finalja e Europa League; Aston Villa e Emery për historinë, Freiburgu për një ëndërr, formacionet e mundshme të skuadrave
Zëdhënësi për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me raportimet dhe komentet mediatike për lëvizjet diplomatike në Shërbimin e Jashtëm.
Përmes një deklarate, zëdhënësi i MEPJ-së, Alteo Hysi, thekson se çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat e brendshme dhe praktikat diplomatike të konsoliduara.
Sipas tij, këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë.
Hysi shton se komentet dhe interpretimet e publikuara në media “nuk pasqyrojnë realitetin” dhe i cilëson hamendësimet e paraqitura si fakte si “tërësisht të pabazuara”.
Reagim i Zëdhënësit të MEPJ:
Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike.
Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore.
Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.
Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme.
Top Channel