Baleti “Carmen” udhëton drejt Italisë, nga skena e TKOBAP-së në Teatro Comunale di Bologna 20/05 12:46
Në ambientet historike të Kalasë së Gjirokastrës është çelur ekspozita “Male, re dhe plisa të bardhë”, e piktorit Bashkim Ahmeti, që sjell për publikun 25 punime të realizuara në teknikë mbi kanavacë.
Vetë piktori shprehet se nuk është rastësi zgjedhja e Gjirokastrës për prezantimin e kësaj ekspozite, pasi qyteti mbetet një nga hapësirat më frymëzuese për krijimtarinë e tij artistike dhe një vend ku arti vlerësohet nga publiku vendas dhe vizitorët e huaj.
Ekspozita “Male, re dhe plisa të bardhë” do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 10 gusht 2026, duke u kthyer në një tjetër pikëtakim mes artit dhe kulturës në zemër të qytetit të gurit.
Top Channel