Aksident në aksin Fier-Roskovec/ Makina përplas motorin, drejtuesi i motomjetit në gjendje të rëndë shëndetësore

19/05/2026 16:57

Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë ne aksin Fier-Roskovec në vendin e quajtur Kumam.

Një mjet tip “ Citroen” me drejtues shtetasin Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Mirjan Gergari, dhe si pasojë e goditjes së fortë drejtuesi i motomjetit ka marre lëndime në trup.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë si dhe për të disiplinuar trafikun.

Top Channel