VIDEO/ Inter Miami, vjen fitorja e parë në stadiumin e ri nën shenjën e Lionel Messit që shkon në 910 gola

18/05/2026 11:55

Inter Miami regjistroi fitoren e parë në stadiumin e tij të ri NU Stadium teksa mundi Portland Timbers me rezultatin. Ishte një fitore që ishte nën shenjën e Lionel Messit me argjentinasin që shënoi një gol si dhe dha edhe një asist me 38 vjeçarin që shkon në 910 gola dhe 412 asist në karrierën e tij të lavdishme.

Ishte një fitore e shumëpritur kjo për Inter Miamin në shtëpinë e tij të re, me skuadrën nga Florida që kishte marrë 3 barazime në sfidat e mëparshme; 2-2 ndaj Austin,  2-2 me New York Red Bulls dhe 1-1 ndaj neë England Revolution dhe një humbje ndaj Orlando City. Nëse rezultati i kësaj ndeshjeje nuk ishte më i thellë, meritën e pati portieri i Portland, James Pantemis që bëri të paktën 4 pritje të shkëlqyera mes të cilave edhe një goditje dënimi të ekzekutuar pikërisht nga Messi

Messi shënoi fillimisht në minutën e 32 pas një asisti të Segovias, ndërsa në minutën e 41, argjentinasi dha një asist spektakolar te Bertrame që shënoi golin e dytë të Inter Miamit që tani ka 1 javë pushin përpara se të përballet me Philadelphia Union që do të jetë edhe ndeshja e fundit e skuadrës nga Florida me MLS që do të marrë një periudhë pause për shkak të Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada

Shiko këtu golin e Lionel Messit

Shiko këtu asistin e Lionel Messit për Bertrame

 

 

Top Channel