Nuk shkon në Botëror nga frika se do t’i ulet vlera! Vendimi i babait të talentit 19-vjeçar tërbon kombin
Një epokë e jashtëzakonshme e futbollit spanjoll dhe botëror u përmbyll në mënyrën më emocionale të mundshme. Antoine Griezmann ka varur përgjithmonë këpucët në gozhdë, duke i dhënë lamtumirën futbollit të luajtur pikërisht me fanellën e tij të zemrës, Atlético Madrid.
Megjithatë, përtej lavdisë, golave dhe trofeve, akti i tij i fundit si profesionist ishte ai i një njeriu të madh: një ndjesë publike, me sy të përlotur, për tradhtinë e madhe të vitit 2019 kur u largua drejt Barcelonës. I mbytur nga lotët dhe i rrethuar nga duartrokitjet e një stadiumi që dikur e vërshëllente, sulmuesi francez hapi zemrën për herë të fundit:
“Ju kërkoj FALJE edhe një herë tjetër. Isha shumë i ri dhe bëra një gabim. Largimi im i atëhershëm lëndoi shumë njerëz, por rikthimi këtu dhe dashuria juaj më bënë të kuptoj se ku ishte shtëpia ime e vërtetë. Ky klub dhe këta tifozë meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje të përjetshme.”
Griezmann largohet nga futbolli si golashënuesi më i mirë në historinë e Atlético Madrid, duke kaluar legjendën Luis Aragonés. Megjithatë, fjalët e tij të fundit peshojnë më shumë se çdo trofe. Ai nuk ikën thjesht si një kampion, por si një djalë që gaboi, vuajti, u rikthye dhe fitoi të drejtën për t’u falur. Historia e tij me “Colchoneros” mbyllet ashtu siç nisi: me pasion të pastër dhe një dashuri që nuk do të vdesë kurrë.
Kliko këtu për të ndjekur momentin prekës të Griezmann
Top Channel