Portieri i Realit të Madridit dhe kombëtares belge, Thibaut Courtois bëhet bashkëpronar i Extramaduras, një skuadër spanjolle që në këtë sezon siguroi ngjitjen e katërt radhazi duke u kthyer në Divizionin e Tretë të futbollit në vendin iberik.

Platforma e investimit sportiv, NXTPLAY  e bashkëthemeluar nga portieri belge do të jetë ekonomikisht përkrah presidentit Daniel Tafur që do të vazhdojë të drejtojë projektin sportiv dhe institucional.

Në këtë mënyrë, Extramadura bëhet projekti i dytë i investimeve i NXTPLAY në një skuadër futbolli, pas blerjes së një kuote aksionesh të Le Mans në Francë me këtë të fundit që javën e kaluar bëri historinë me ngjitjen e saj në Ligue 1.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CD Extremadura (@cdext1924)

Top Channel