Milan, pozicioni i Allegrit në dyshim edhe me kualifikimin në Champions, përse trajneri toskan mund të bëjë një hap prapa

18/05/2026 22:55

Objektivi është thuajes i arritur, por e ardhmja mbetet një rebus. Massimiliano Allegri po e rikthen Milanin në Ligën e Kampioneve, por kjo mund të mos mjaftojë që ai të qëndrojë në pankinën kuqezi edhe sezonin e ardhshëm.

Me fitoren në Marassi ndaj Genoas, Milani thuajse e ka blinduar një vend mes 4 më të mirave të kampionatit; mjafton të fitojë ndeshjen me Cagliarin të dielën në San Siro për të pasur sigurinë matematikore.

Dhe me pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në xhep do të bëhej edhe rinovimi automatik i kontratës së Allegrit me rritje të pagës që do të shkojë në 6 milionë euro në vit deri në 2028. Për këtë arsye është e pamundur që Cardinale të vendosë të shkarkojë trajnerin livornez, pasi paga e tij do të rëndonte në arkat e klubit

Por gjithçka mund të ndryshojë nëse do të jetë vetë Allegri që do të thotë mjaft. Në daljet e fundit para medias, tekniku toskan është shfaqur i trishtuar për shkak të një sezoni që rezultoi më i komplikuar nga sa kishte imagjinuar. Dhe e ardhmja nuk premton asgjë të mirë; me impenjimin e dyfishtë, Milanit do të duhet të zgjerojë skuadrën dhe pikërisht këtu do të luhet pjesa më e madhe e lojës; Allegri do të kërkojë garanci për të pasur në dispozicion një skuadër që të mund të synojë fitore trofesh.

Për më tepër duhet marrë parasysh edhe faktori ambiental. Allegru nuk e ka fshehur se është në sintoni me Igli Taren, por Drejtori Sportiv aktual duket se është shumë pranë largimit, ndërkohë që livornezi ka konfirmuar zërat që flisnin për një raport të krisur mes tij dhe Zlatan Ibrahimovic. Nëse drejtimin e operacioneve te Milani do ta marrin suedezi dhe Massimo Calvelli që do të zëvendësonin praktikisht , nuk përjashtohet mundësia që Allegri të bëjë një hap prapa.

Top Channel